Ndërlidhjet

logo-print

Bush mbështet al Malikin


Dhjetëra mijëra mbështetës të klerikut shiitë Moqtada al-Sadr marshuan në Bagdad derisa vazhdonin operacionet e forcave qeveritare kundër mbështetësve të tyre në jug të Irakut.Protestuesit hodhën parrulla ku kërkohej largimi i kryeministrit Nuri al Maliki.

Al Maliki ka kërkuar nga luftëtarët shiitë të dorëzojnë armët deri më 28 mars ose do të përballen me masa më të ashpra.Presidenti Bush i cilësoi pozitive veprimet e al Malikit.

"Forcat irakiane të sigurisë po zhvillojnë një betejë të vështirë kundër luftëtarëve militantë në Basra, shumica e të cilëve ka marrë armë, fonde dhe janë aftësuar nga Irani", tha Bush.

Luftimet mes forcave irakiane të sigurisë dhe militantëve shiitë vazhdojnë prej tre ditësh në jug të vendit.
XS
SM
MD
LG