Ndërlidhjet

logo-print

Shpallet orë policore në Bagdad


Autoritetet kanë shpallur orë policore në tërë territorin e Bagdadit, në përpjekje për të frenuar përleshjet mes forcave irakiane dhe milicive shiite.

Masat do të jenë në fuqi deri të dielën në 30 mars.

Në një fjalim televiziv, kryeministri Nuri al-Maliki është zotuar se "nuk do të zbrapset" në betejën kundër milicive shiite.

Ai i bëri këto komente në kohën kur në jug të vendit forcat irakiane po i vazhdojnë operacionet për të rikthyer kontrollin në qytetin Basra nga luftëtarët besnikë të klerikut radikal shiit, Muqtada al-Sadr.
XS
SM
MD
LG