Ndërlidhjet

Bush: Vendet e A3 të anëtarësohen në NATO


Presidenti George Bush tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin anëtarësimin e Kroacisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë në NATO.

Bush e shprehu këtë mbështetje në intervistat për televizionet kroate dhe rumune në prag të vizitës së tij në këto vende.

Megjithate, Bush mohoi të premtojë se ftesat për anëtarësim në NATO do të ofrohen në samitin e Bukureshtit.

Presidenti amerikan i tha televizionit kroat se vendimi do të merret nga të gjitha 26 vendet anëtare të aleancës.

Ndërkaq në intervistën për televizionin rumun, Bush e përshkroi NATO-n si "forcë pozitive", e cila i inkurajon reformat dhe modernizmin.

Në samitin, i cili do të mbahet prej 2 deri 4 prill, pritet të diskutohet anëtarësimi i tre vendeve ballkanike, dhe afrimi i Ukrainës dhe Gjeorgjisë me aleancën veriatlantike.
XS
SM
MD
LG