Ndërlidhjet

Korea e Jugut njohu shtetin e Kosovës


Korea e Jugut sot zyrtarisht e ka njohur shtetin e Kosovës.

"Qeveria e njeh Kosovën si shtet sovran", tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Moon Tae-Young .

"Ne shpresojmë që pavarësia e Kosovës do të çojë drejt zhvillimit të saj demokratik dhe rimëkëmbjes ekonomike, si dhe do t'i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në rajon", tha ai.

Moon gjithashtu tha se Seuli shpreson që njohja e Kosovës nuk do të ndikojë në marrëdhëniet afatgjata me Serbinë.
"Ekziston mundësia që lidhjet tona me Serbinë të ftohen për një kohë", u tha Moon gazetarëve në Seul.

Pas shpalljes së vendimit, ambasadori i Serbisë Zoran Veljiç i ka dorëzuar një notë proteste ministrisë së Jashtme të Koresë së Jugut.
XS
SM
MD
LG