Ndërlidhjet

Rupel: Kosova nuk mund të mbetej nën Serbi


Shefi i diplomacisë sllovene Dimitrij Rupel ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk mund t'i mohojë Kosovës të drejtat që i kanë pasur çekët dhe sllovenët.

Në një intervistë për shtypin çek, Rupel ka thënë se Kosova e ka kaluar rrugën e njëjtë si Sllovenia në ish Jugosllavi apo si Çekia në Çekosllovaki.

"Kosova nëntë vjet e ka pritur këtë çast", ka thënë Rupel për të shtuar se nuk ishte e mundur që Kosova të mbetet nën Serbi.

"Serbët në vitin 1999 u përpoqën të okupojnë Kosovën, e sollën ushtrinë, pati vrasje masovike, dëbime masovike dhe ekzod masovik", ka thënë Rupel.

Sipas shefit të diplomacisë sllovene, serbët në Kosovën e pavarur nuk kanë probleme me procesin e emancipimit kombëtar apo kulturor.
XS
SM
MD
LG