Ndërlidhjet

logo-print

Republika e Maqedonisë/Shkup, propozimi final


Qeveria e Maqedonisë është e gatshme ta nxjerrë për votim, të hënën e ardhshme në Parlament, propozimin e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për emrin e shtetit.

"Republika e Maqedonisë/Shkup", është emri që pritet të diskutohet në Parlament. "Pas 15 vitesh bisedime mendojmë se ky propozim është përfundimtar në këtë proces", tha shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski.

Ai nuk pranoi të thoshte nëse propozimi në fjalë është pranuar nga qeveria. Kjo është hera e parë që një emër konkret në debatin për ndryshimin e emrit, që nga shpallja e pavarësisë do diskutohet në parlament.

Këto përpjekje synojnë t'i japin fund mosmarrëveshjeve me Greqinë rreth emrit, çfarë do të thotë dhe heqja e vetos greke në procesin e integrimit të Shkupit në NATO.

"Shpresoj që çështja e tejzgjatur e emrit të mund të zgjidhet shpejt", deklaroi eurokomisioneri për zgjerimin Oli Rehn.

XS
SM
MD
LG