Ndërlidhjet

logo-print

180 të vrarë gjatë luftimeve të fundit në Irak


Raportohet për rreth 180 të vrarë prej kur trupat irakiane kanë ndërmarrë ofensivën ndaj mitiantëve shiit në fillim të javës.
Së paku 40 persona kanë vdekur së fundi në Bagdad në përleshjet midis militantëve shiit dhe forcave amerikane dhe irakiane.

Në Uashington, presidenti Xhorxh Bush ka thënë se ofensiva e forcave irakiane kundër militantëve shiit është "moment vendimtar" për Irakun.

"Secila qeveri që pranon të përfaqësojë shumicën e popullit duhet të konfrontohet me elementet kriminale ose me njerëzit që mendojnë se mund te jetojnë jashtë ligjit. Dhe kjo është ajo që po zë vend në Basra dhe pjesë tjera të Irakut. Unë mund të them se ky është moment vendimtar për historinë e lirisë së Irakut" ka thënë presidenti Bush.

Kryeministri Nuri Al Maliki ndërkohë ka zgjatur për 10 ditë afatin që militantët shiit të dorëzojnë armët.

Ai ka thënë se militantët që dorëzojnë armët e tyre deri më 8 prill do të shpërblehen financiarisht.
XS
SM
MD
LG