Ndërlidhjet

Kërkohet mbyllja e burgut në Guantanamo


Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara duhet të mbyllë burgun e Guantanamos dhe të fillojë dialogun me Iranin.
Colin Powell, Henry Kissinger, James Baker, Warren Chritopher dhe Madeleine Albright kanë vlerësuar se këto janë hapat që duhet të marrë Uashingtoni në të ardhmen. Gjithë ish sekretarët amerikanë të shtetit, i dhanë mendimet e tyre gjatë një takimi në Universitetin e Xhorxhias.

James Baker, i cili ka qenë shef i diplomacisë amerikane gjatë presidencës së Bushit të atit tha se Guantanamo "i jep një emër shumë të keq Amerikës, jo vetëm ndërkombëtarisht".

Albright, ish Sekretare Shteti gjatë administratës së dytë Clinton tha se "një Irak jo funksional e kaotik nuk është në interesin e Iranit".

Kissinger, i cili ka shërbyer në administratat e Fordit dhe Niksonit tha se duhen hapur linjat e komunikimit me Iranin, pasi "dikush duhet të flasë edhe me kundërshtarët".
XS
SM
MD
LG