Ndërlidhjet

NATO: Rusia t'i kthehet marrëveshjes


NATO-ja i ka bërë thirrje Rusisë t'i rikthehet marrëveshjes që rregullon forcat e armatosura në Evropë.

Aleanca ushtarake i tërhoqi vërejtjen Rusisë se kjo ofertë nuk do të ishte mbi tryesë pafundësisht pa bashkëpunimin e Rusisë.
Moska në mënyrë të njëanshme u tërhoq nga marrëveshja dhjetorin e kaluar, duke u justifikuar me faktin se vendet e NATO-s nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen.

NATO-ja nga ana e saj thotë se së pari Rusia duhet të përmbushë angazhimet për tërheqjen e trupave nga rajonet në Gjeorgji dhe Moldavi.

Thirrja e fundit e NATO-s për Moskën vjen vetëm pak ditë para takimit të Bukureshtit, i cili do të ndiqet dhe nga presidenti rus, Vladimir Putin.

XS
SM
MD
LG