Ndërlidhjet

Dalai Lama kërkon ndihmë për Tibetin


Dalai Lama, udhëheqësi shpirtëror në mërgim i Tibetit, i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojë në zgjidhjen e krizës në vendlindjen e tij.

"Ne nuk kemi pushtet, kemi vetëm drejtësinë, të vërtetën dhe sinqeritetin", tha Dalai Lama gjatë një konference për shtyp në Nju Delhi të Indisë.

Dalai Lama përsëriti kërkesën për dialog me udhëheqësit kinezë për t'i dhënë fund trazirave të fundit.

Vetë Dalai Lama është larguar nga Tibeti në vitin 1959, pas dështimit të kryengritjes kundër pushtetit të Kinës.

XS
SM
MD
LG