Ndërlidhjet

logo-print

Jeremiç: Ratko Mlladiç do të arrestohet


Serbia i tha Bashkimit Evropian se së shpejti do ta arrestojë të dyshuarin për krime lufte Ratko Mlladiç, por shprehu shqetësime se mospajtimet lidhur me Kosovën po e largojnë këtë vend nga Bashkimi Evropian.

Ministri i jashtëm Vuk Jeremiç u tha ministrave të Jashtëm të BE-së se njohja e Kosovës ishte e rrezikshme, kundërproduktive dhe ilegale, dhe se do të shfrytëzohet nga nacionalistët në zgjedhjet e 11 majit në Serbi.

Jeremiç u tha ministrave se nuk është i sigurtë nëse forcat pro-evropiane në Serbi do të fitojnë shumicën përderisa Kosova vazhdon të shihet si shtet i pavarur.
XS
SM
MD
LG