Ndërlidhjet

Rycroft: Kosova nuk krahasohet me raste tjera


Ambasadori i Britanisë së Madhe në Bosnjë e Hercegovinë, Matthew Rycroft, ka deklaruar se Londra vendosi ta pranojë dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës "për shkak të historisë dhe krimeve të paradokohshme që janë kryer mbi popullsinë atje ".

"Nuk ka kurrfarë lidhje ndërmjet Kosovës dhe cilës do pjesë të botës. Nuk mund të tërhiqen kurrfarë paralele as kur është në pyetje Republika Serbe e Bosnjes, e as për ndonjë rast tjetër në botë", ka thënë Rycroft për të përditshmen "Dnevni Avaz".

Ambasadori britanik ka shtuar se këtë e kanë bërë të qartë edhe ata, të cilët e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG