Ndërlidhjet

Silva: Pavarësia e Kosovës "jonormale"


Presidenti i Portugalisë Anibal Cavaco Silva tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte "jonormale", dhe i bëri thirrje qeverisë së tij që njohjen eventuale ta shqyrtojë me kujdes.

"Shpallja e njëanshme e pavarësië së Kosovës është diçka shumë jonormale, që nuk parashihet me ligjin ndërkombëtar", ka thënë Silva.

"Nisur nga situata jonormale dhe pa harruar se kemi 300 njerëz, 300 portugezë, 300 ushtarë në Kosovë, ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm", e transmeton AFP presidentin e Portugalisë.

Kryeministri portugez Jose Socrates ka thënë se do ta njohë Kosovën në kursin e duhur, por vetëm pas konsultimeve me udhëheqësit e vendit dhe me presidentin.
XS
SM
MD
LG