Ndërlidhjet

logo-print

BE: Serbia të përmbahet nga retorika luftënxitëse


Serbia mund të përshpejtojë përparimin e saj drejt Bashkimit Evropian, por udhëheqësit e saj politikë duhet ta konfirmojnë përkushtimin ndaj perspektivës evropiane dhe t'i plotësojnë kushtet për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, njoftoi presidenca sllovene e BE-së.

Në komunikatën e takimit joformal të ministrave të Jashtëm të BE-së në Slloveni, thuhet se Serbia gjithashtu duhet të përmbahet nga "retorika luftënxitëse ose aktivitetet, të cilat mund ta rrezikojnë situatën e sigurisë në rajon".

Sllovenia, në cilësinë e kryesuesit të BE-së gjithashtu ka thënë se duhet të shqyrtohet dhe të zgjidhet përfshirja e Kosovës në bashkëpunimin rajonal.

Komunikata gjithashtu u bën thirrje edhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor që të vazhdojnë me zbatimin e reformave.

XS
SM
MD
LG