Ndërlidhjet

Rupel: Thaçi tingëlloi shumë pro-evropian


Shefi i diplomacisë së Sllovenisë, Dimitrij Rupel tha se ardhja e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi në takimin joformal të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, ishte "shenjë e mirë" në kuptimin e afrimit të qëndrimeve të ndryshme.

Fjalimin e Thaçit para ministrave të BE-së, Rupel e vlerësoi si shumë të mirë e të matur, dhe shtoi se kryeministri kosovar ka tingëlluar "shumë pro-evropian".

Në konferencën për shtyp pas takimit në Bërdo afër Kranjit, Rupel përkujtoi se shefat e diplomacive të BE-së sot u takuan edhe me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç.

"Në një farë mënyre, njerëzit dalëngadalë po afrohen, edhe pse politikat veprojnë larg njëra tjetrës", tha ministri i Jashtëm slloven Dimitrij Rupel.
XS
SM
MD
LG