Ndërlidhjet

Kufiri afgano-pakistanez, rrezik për SHBA-në


Gjendja në kufirin afgano-pakistanez paraqet "rrezik të qartë" për SHBA-në dhe Perëndimin, tha Michael Hayden, drejtor i Agjencisë amerikane të zbulimit, CIA.
Ai shtoi se nëse do ketë ndonjë sulm terrorist kundër Shteteve të Bashkuara pa dyshim që do ta ketë zanafillën në këtë rajon.

Hayden theksoi se rrjeti terrorist i Al Kaidës ka krijuar në zonën kufitare një bazë të sigurtë. Besohet se dhe Osama bin Laden fshihet në atë territor.

Zyrtarët amerikanë po kërkojnë me forcë nga qeveria e re pakistaneze që të veprojë fuqishëm në kufirin me Afganistanin, në mënyrë që ta kontrollojë zonën.
XS
SM
MD
LG