Ndërlidhjet

Al Sadër ben thirrje për armëpushim


Kleriku shiitë, Moktad Al Sadër ka kërkuar nga militantët e tij t'i japin fund luftimeve me forcat qeveritare irakiane. Al Sadër ofroi mundësinë e tërheqjes së trupave të tij nga rrugët e Basrës dhe qyteteve të tjera, nëse qeveria i jep fund operacioneve të bastisjes.

Zëdhënësi i qeverisë irakiane e cilësoi si hap pozitiv deklaratën e Al Sadrit.

Luftimet e javës së fundit në qytetet e Basrës dhe Sadrit, mes forcave qeveritare dhe militantëve shiitë, kanë qenë më të ashprat që nga viti 2004.
XS
SM
MD
LG