Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Ora policore është tërhequr pjesërisht


E ashtuquajtura "Zonë jeshile" në Bagdad, ku gjenden zyrat qeveritare dhe ambasadat e jashtme, sot është sulmuar me predha. Nuk është thënë asgjë lidhur me pasojat eventuale nga ky sulm.

Ky incident u bë një ditë pasi kleriku radikal shiit, Moqtada al-Sadr, ka urdhëruar militantët e tij në Armatën Mehdi, që të tërhiqen nga rrugët, pas gjashtë ditësh të luftimeve me forcat e sigurisë së Irakut në Bagdad, në Basra dhe në qytetet e tjera jugore.

Më se 240 vetë janë vrarë gjatë dhunës që u bë pas vendimit të qeverisë që t'i sulmoj militantët shiitë.

Ora policore në Bagdad dhe në Basra sot është tërhequr pjesërisht.
XS
SM
MD
LG