Ndërlidhjet

Rusia dërgon ndihma për serbët e Kosovës


Rusia do të dërgojë një ngarkesë humanitare në Serbi, e cila do të shpërndahet te serbët e Kosovës.

"Ministria e Situatave Emergjente po organizon dërgimin e ndihmës humanitare në Serbi për popullatën në Kosovë", e transmetoi agjencia ruse ITAR-TASS zëdhënësin e ministrisë në Moskë.

Javën e kaluar, presidenti Vladimir Putin i dha instrukcione qeverisë së tij që t'i përgatisë dërgesat për pakicën serbe në Kosovë, pas kërkesës së Beogradit për ndihma në barëra dhe pajisje mjekësore.

I pari nga disa aeroplanët me dërgesa do të niset të mërkurën me një ngarkesë prej 40 tonë pajisje, ka thënë ministria ruse.
XS
SM
MD
LG