Ndërlidhjet

logo-print

SHBA përkrahin Gjeorgjinë dhe Ukrahinën në NATO


Shtëpia e Bardhë ka thënë sot se presidenti Xhorxh Bush do të shtyjë fuqishëm gjatë samitit të NATO-s afrimin e Gjeorgjisë dhe Ukrahinës drejt anëtarësimit në aleancë.

Këshilltari për siguri kombëtare, Stiven Hadley tha se Shtëpia e Bardhë beson se është shumë e rëndësishme që vendet anëtare të mirëpresin aspiratat e Gjoergjisë dhe Ukrahinës në NATO.

Ndërkohë ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Gjeorgjinë dhe Ukrahinën në mënyrë të paturpshme po i tërheqin drejt anëtarësimit në NATO. Ai akuzoi Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje në vendet ish sovjetike.

Ndërkohë Gjeorgjia sot njoftoi se ka ofruar qindra trupa për të ndihmuar ushtarët holandezë dhe francezë në kuadër të NATO-s në Afganistan.
XS
SM
MD
LG