Ndërlidhjet

logo-print

Bush në Ukrainë, mbështet hyrjen në NATO


Presidenti amerikan George Bush do t'i shprehë mbështetjen Ukrainës për anëtarësimin e Kjevit në NATO. Kjo do jetë dhe një nga qëllimet kryesore të vizitës së presidentit Bush në Ukrainë. Bush, i cili ka mbërritur mbrëmë vonë në Ukrainë do takohet sot me presidentin Viktor Jushçenko dhe kryeministren Julia Timoshenko.

Anketat e opinionit tregojnë se shumica e ukrainasve e kundërshtojnë anëtarësimin në Aleancën Veriatlantike. Pritet që mijëra vetë ta shprehin kundërshtimin e tyre me protesta në rrugë.

NATO-ja, në takimin e Bukureshtit, do debatojë mundësinë për t'i ofruar Ukrainës dhe Gjeorgjisë hyrjen në "Planin e Veprimit për Anëtarësi".
XS
SM
MD
LG