Ndërlidhjet

SHBA: Athina e Shkupi të gjejnë zgjidhje për emrin


Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Maqedonisë dhe Greqisë që të gjejnë zgjidhje lidhur me mosmarrëveshjet për emrin.
Duke folur për këtë çështje zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Casey tha:

"Ne e kuptojmë se çështja e emrit është e pranishme dhe që paraqet shqetësim të posaçëm për miqtë dhe aleatët tanë në Greqi. Por nuk ka asnjë plan për të shtyrë samitin e NATO-s apo për të shtyrë vendimet mbi çështjen e anëtarësimeve të reja në NATO.
Ajo që shpresojmë është që në ditët që vijnë palët do vazhdojnë të punojnë në mënyrë intensive, që qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë të vijnë me një zgjidhje mbi këtë çështje."
XS
SM
MD
LG