Ndërlidhjet

Bush mbështet anëtarësimin e Kjevit në NATO


Presidenti George Bush i ka ofruar mbështetjen amerikane Ukrainës për anëtarësimin në NATO, gjatë vizitës së tij në Kjev.
Gjatë një konference për shtyp me homologun e tij ukrainas, Viktor Jushçenko, Bush theksoi:

"Ne mbështesim Planin e Veprimit për Anëtarësi për Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Të ndihmojmë Ukrainën që të ecë drejt NATO-s është në interes të çdo anëtari të Aleancës dhe do ndihmojë çuarjen përpara të sigurisë dhe lirisë në rajon e botë."

Bush shtoi se Rusia, e cila kundërshton afrimin në NATO të ish republikave sovjetike, nuk ka të drejtë vetoje mbi vendimet e Aleancës.

Presidenti amerikan nënvizoi se nuk ka lidhje mes mbështetjes për anëtarësimin e Ukrainës dhe Gjeorgjisë në NATo dhe planeve për vendosjen e një pjese të mbrojtjes raketore në Çeki e Poloni.

Nga Kjevi Bush do të udhëtojë drejt Bukureshtit.
XS
SM
MD
LG