Ndërlidhjet

Nju Xhersi: Abduallu u dënua me 20 muaj burgim


Kosovari 25 vjeçar, Agron Abdullahu, që kishte pranuar se kishte lejuar që anëtarët e një grupi të akuzuar për komplot terrorist të shtinin me armën e tij, është dënuar me 20 muaj burgim.

Gjyqtari Robert Kugler tha se "ishte i bindur se i akuzuari nuk ishte aq i pafajshëm sa do të dëshironte ta bindte gjyqin" dhe shtoi se "kjo nuk ishte shkelje e zakonshme dhe teknike e ligjit"

Agron Abdullahu shprehu keqardhje se kishte lejuar shokët e tij që të shtinin me armën e tij në vitin 2006 dhe 2007. Ai tha se nuk i kishte marrë seriozisht bisedat e tyre lidhur me përpjekjet për ta dëmtuar Amerikën.

Ai ishte arrestuar në muajin maj të vitit të kaluar së bashku me pesë persona të tjerë të akuzuar për konspiracion për të vrarë ushtarë në bazën Fort Dix.

Me kohën që tashmë e ka kaluar në burg dhe me sjelljen e mirë gjatë kësaj kohe, Agron Abdullahu me gjasë mund të lirohet në fund të këtij viti. Ai mund të ballafaqohet me dëbim nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG