Ndërlidhjet

Çekia shtyn vendimin për njohjen e Kosovës


Qeveria e Republikës së Çekisë ka shtyrë sot vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës pasi propozimi i ministrit të Jashtëm, Karel Shvarcenberg nuk ka marrë mbështetjen e duhur.

Qeveria nuk ka caktuar terminin se kur do të shqyrtojë vendimin për njohjen e vendit të ri ballkanik.

Ministrat kërkuan kohë shtesë të shqyrtojnë materialin dhe propozimin për njohjen e Kosovës. Dëshirojnë që për këtë cështje të ndjeshme të debatojnë edhe më tej" ka thënë zëdhënësja e qeverisë.
XS
SM
MD
LG