Ndërlidhjet

Faith jep pëlqimin për Kushtetutën e Kosovës


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian në Kosovë Pieter Feith ka dhënë pëlqimin për kushtetutën e re të Kosovës.

Feith, i cili drejton misionin civil të BE-së në Kosovë, tha se dokumenti i garanton të drejtat e pakicave, përfshirë edhe të pakicës serbe.

"Kosova do të ketë Kushtetutë moderne, e cila plotësisht i garanton të drejtat individuale dhe të bashkësive, përfshirë edhe të serbëve të Kosovës", tha Feith në një deklaratë.

Kushtetuta, e cila duhet të pranohet formalisht nga Kuvendi i Kosovës, pritet të hyjë në fuqi në 15 qershor.
XS
SM
MD
LG