Ndërlidhjet

Kanadaja do t'i mbajë trupat në Afganistan


Kanadaja tha se vendimi Francës për të dërguar qindra trupa tjera në Afganistan e hap rrugën që Kanadaja t'i mbajë trupat e saj në këtë vend.

Konfirmimi i vendimit francez u bë në samitin e Bukureshtit në Rumani.

Kanadaja ishte kërcënuar se vitin e ardhshëm do t'i tërheqë 2.500 trupat e saj nga jugu i Afganistanit, nëqoftëse NATO-ja nuk do të dërgonte përforcime në luftën kundër talebanëve.

Falë vendimit të Francës, trupat kanadeze tash pritet të qëndrojnë në Afganistan të paktën deri në vitin 2011.
XS
SM
MD
LG