Ndërlidhjet

SHBA: 50 mrd $ për luftimin e sëmundjeve në botë


Dhoma e Përfaqësuesve e ka miratuar legjislacionin, i cili u bën thirrje Shteteve të Bashkuara që të shpenzojnë 50 miliardë dollarë për luftimin e sëmundjeve të AIDS-it, tuberkulozit dhe malaries në pesë vitet e ardhshme.

Masat janë mbështetur edhe nga presidenti George Bush, ndërsa një ligj i ngjashëm është dërguar për miratim edhe në Senat.

Ligji parasheh që rreth 41 nga 50 miliardë dollarët të shpenzohen për luftimin e sëmundjes AIDS, kryesisht në Afrikë.

Ky është një ndër investimet më të mëdha amerikane për të luftuar një sëmundje të vetme.
XS
SM
MD
LG