Ndërlidhjet

logo-print

Sheffer: Ukraina dhe Gjeorgjia nuk janë të gatshme për NATO


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Sheffer, duke folur në samitin e Bukureshtit ka deklaruar se Ukraina dhe Gjeorgjia nuk janë ende të gatshme për të marrë statusin e kandidatit në NATO.

Por ai tha se ato një ditë do të jenë pjesë e NATO-s. De Hoop Sheffer tha se NATO do të fillojë dialogun e nivelit të lartë për të adresuar çështjet për aplikim të dy vendeve.

Shtetet e Bashkuara kanë përkrahur fuqishëm hyrjen e Ukrainës dhe Gjoergjisë në Planin Aksional të Veprimit. . Por Franca dhe Gjermania e kanë kundërshtuar hapin.

Ministri i jashtëm i Gjeorgjisë, David Bakradze tha se "refuzimi për Gjeorgjinë do të thotë se njerëzit në Moskë, që mendojnë se me politikën e komplotit, të arrogancës dhe të agresionit" mund të ndikojnë në vendimet e NATO-s dhe shtoi se "refuzimi nga këta njerëz do të shihet si fitore".
XS
SM
MD
LG