Ndërlidhjet

logo-print

Bush i kënaqur me ftesën për Shqipërinë dhe Kroacinë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush ka përshëndetur ftesën për anëtarësim të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.

"Jam i kënaqur që aleanca është pajtuar të ftojë Shqipërinë dhe Kroacinë që të jenë anëtare të NATO-s.

Të dyja këto vende kanë demostruar aftësi dhe vullnet të kontribojnë fuqishëm në NATO.

Ato kanë ndërmarrë ndryshime politike, ekonomike dhe reforma në mbrojtje. Poashtu kanë dislokuar forcat e tyre në misionet e NATO-s" ka deklaruar presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG