Ndërlidhjet

logo-print

Haradinaj: Jam i gëzuar që jam në Kosovë


Mbishkrime mikpritjeje për Ramush Haradinajn

Mbishkrime mikpritjeje për Ramush Haradinajn

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilin Tribunali i Hagës e ka shpallur të pafajshëm në të gjitha akuzat e ngritura nga prokuroria u kthye sot në Kosovë. Haradinaj tha se do të ofrojë maksimumin nga vetja e tij, në mënyrë që të arriturat e deritashme të avancohen.

Me t’u kthyer në Prishtinë, ish -kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përgëzuar qytetarët për të arriturën e madhe- shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se për të arritur këtë ditë është dashur të kalohen ngjarje te rënda dhe të dhimbshme, duke vecuar këtu edhe shkuarjen e tij në Hagë. Tani, Haradinaj ka thënë se do të ofrojë maksimumin nga vetja e tij, në mënyrë që të arriturat e deritashme të avancohen.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, arriti pasdite në Prishtinë dhe në Aeroportin e Prishtinës përvec miqve e bashkëpunëtorëve, u prit edhe nga qytetarë të shumtë.

Haradinaj është shpallur i pafajshëm në të gjitha akuzat e ngritura nga prokuroria e Tribunalit, e cila bashkë me të ka akuzuar edhe dy pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Idriz Balajn dhe Lahi Brahimajn, për pjesëmarrje në krime kundër njerëzimit.

“Jam i gëzuar që jam në Kosovë, që jam në familje, në mesin tuaj, aty ku e kam vendin edhe unë, por, edhe aty ku të gjithë ne e ndjejmë si vendin tonë”.

Më këto fjalë ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i është drejtuar opinionit kosovar, pak orë pasi që ka arritur në Kosovë, tashmë i liruar nga të gjitha akuzat që kishte ngritur Prokuroria e Tribunalit të Hagës ndaj tij.

Haradinaj ka përgëzuar qytetarët e Kosoëvs për të arriturat e deritashme duke vecuar me këtë rast si të arriturën më të madhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ai ka kujtuar se për të arritur këtë ditë, është dashur të kalohen shumë ngjarje jo të lehta për kosovarët.

“Për të arritur një ditë dhe për të arritur nj moment të tillë në Kosovë natyrisht se në kujtesë kemi shumë ngjarje që janë të lidhura me jetën tonë, vec e vec, disa prej tyre te dhimbshme, dhe disa prej tyre jo të lehta, por gjithsesi, edhe ngjarje që kanë ndikuar që rruga jonë të jetë e sigurt. Unë për vete do të veçoj, ditën e shkuarjes sime ne Hagë”, tha Haradinaj.

Ai është shprehur se në ditën e shkuarjes në Hagë, e ka ditur se Kosova ka vetëm një rrugë përpara.

“Rrugën e besimit në vlera perëndimore, ne demokraci, rruga e besimit në rend dhe ligj, rrugën e besimit në një jetë të barabartë për të gjithë, për të gjithë njerëzit pa dallim përkatësie etnike, apo përkatësie tjetër. Me këtë besim, kam shkuar në Hagë dhe po me këtë besim jam kthyer”, u shpreh Haradinaj.

Ish kryeministri Ramush Hardainaj, ka thënë se Kosovën sot e presin sfida dhe obligime të mëdha. Ai ka thënë se do të ofrojë maksimumin nga vetja e tij, në mënyrë që të arriturat e deritashme të avancohen.

”Andaj dëshiroj, që me praninë time t’u drejtohem qytetarëve të Kosovës dhe ta shpreh praninë time si ndihmesë, për qytetarët e Kosovës pa dallim përkatësie, për institucionet e Kosovës, për të gjithë partnerët ndërkombëtarë t’iu them se do të bëjë maksimumin tim që të japë mbështetjen, që të arriturat e deritashme t’i avancojmë”, tha Haradinaj.

Ramush Haradinaj ka arritur në orët e pasdites në Kosovë, përderisa në Aeroportin e Prishtinës është pritur nga miq, bashkëpunëtorë dhe qytetarë të shumtë. Haradinaj është shpallur i pafajshëm në të gjitha akuzat e ngritura nga prokuroria e Tribunalit, e cila bashkë me të ka akuzuar edhe dy pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Idriz Balajn dhe Lahi Brahimajn, për pjesëmarrje në krime kundër njerëzimit.

Tribunali i ka hedhur poshtë këto akuza në të trija rastet dhe ka shkarkuar nga të gjitha akuzat edhe Balajn, por ka dënuar me gjashtë vjet burg Lahi Brahimajn për shkeljen e zakoneve të luftës.
Përderisa Haradinaj është i lirë, Balaj do të kthehet të vuajë dënimin e mbetur në Kosovë të shqiptuar nga gjykatat kosovare.
XS
SM
MD
LG