Ndërlidhjet

logo-print

Shqiptarët në Mal të Zi të ndarë


Partitë shqiptare në Mal të Zi janë ndarë lidhur me mbështetjen për kandidatët presidencialë në zgjedhjet e kësaj fundjave. Kjo është hera e parë që në më shumë se një dekadë shqiptarët nuk do të mbështesin udhëheqjen aktuale në Mal të Zi.

"Udhëheqësia aktuale, e cila gjithmonë ka pasur mbështetjen e parezervë të popullsisë shqiptare, na ka zhgënjyer për një kohë të gjatë në një morri çështjesh", tha Smail Çunmulaj drejtues i Alternativës Shqiptare.
Ai shtoi se "Mali i Zi nuk ka nevojë të presë kaq gjatë për të njohur pavarësinë e Kosovës."

Por Ferhat Dinosha nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve tha se "Mali i Zi nuk ka nevojë të nxitohet për të njohur Kosovën".
"Është e qartë se Mali i Zi synon integrimin euroatlantik dhe do ta njohë Kosovën në rrugë e sipër", tha Dinosha për agjencinë franceze të lajmeve.
XS
SM
MD
LG