Ndërlidhjet

logo-print

Sheffer dhe Putin biseduan për Kosovën


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jap De Hop Sheffer tha se bisedimet me presidentin e Rusisë Vladimit Putin ishin pozitive por nuk kishte përparim të madh në mosmarrëveshjet e dyanshme.

Duke folur për Kosovën Sheffer tha se debati duhet të vazhdojë sepse ekzistojnë opinione fundamentalisht të ndryshme.

"Por roli i NATO-s, dhe kjo është që presidenti Putin e kupton shumë mirë, në Kosovë ka qenë, është dhe do të jetë i bazuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, përderisa nuk vendoset ndryshe" ka deklaruar Sheffer.

Ai shtoi se nuk ka mospajtime midis NATO-s dhe Rusisë sa i përket prezencës së KFOR-it.

Ndërkaq presidenti rus Vladimit Putin tha se është i kënaqur nga bisedimet me liderët e NATO-s, përkundër ndarjeve.

Presidenti Putin merr pjesë sot në mbledhjen e Këshillit NATO-Rusi në ditën e fundit të samitit të NATO-s në Bukuresht.
XS
SM
MD
LG