Ndërlidhjet

Haradinaj u kthye në Kosovë


Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, arriti sot pasdite në Prishtinë.

Ai në Aeroportin e Prishtinës u prit nga përfaqësues politikë, zyrtarë të TMK-së dhe qytetarë të shumtë.

Haradinaj është shpallur i pafajshëm në të gjitha akuzat e ngritura nga prokuroria e Tribunalit, e cila bashkë me të ka akuzuar edhe dy pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Idriz Balajn dhe Lahi Brahimajn, për pjesëmarrje në krime kundër njerëzimit.

Tribunali i ka hedhur poshtë këto akuza në të trija rastet dhe ka shkarkuar nga të gjitha akuzat edhe Balajn, por ka dënuar me gjashtë vjet burg Lahi Brahimajn për shkeljen e zakoneve të luftës.

Përderisa Haradinaj është i lirë, Balaj do të kthehet të vuajë dënimin e mbetur në Kosovë të shqiptuar nga gjykatat kosovare.

Ndërkohë, pritet që Haradinaj t'i drejtohet opinionit në orët e para të mbrëmjes.
XS
SM
MD
LG