Ndërlidhjet

Çifti Clinton ka fituar 109 mil. $ prej vitit 2000


Ish-presidenti Bill Clinton dhe gruaja e tij Hillary, së bashku kanë fituar 109 milionë dollarë prej vitit 2000, kur Bill Clinton u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Njoftimi i tatimeve, i cili u bë publik nga fushata presidenciale e Hillary Clinton, tregoi se Bill Clinton ka fituar 51 milionë dollarë vetëm nga fjalimet që i ka mbajtur.

Në periudhën 2000-2007, çifti Clinton ka paguar më shumë se 33 milionë dollarë taksa dhe ka dhënë më shumë se 10 milionë dollarë për qëllime humanitare.

XS
SM
MD
LG