Ndërlidhjet

logo-print

Adresa pizza.com u shit për 2.6 milionë dollarë


Një amerikan e ka shitur adresën e faqes së tij në internet me emrin pizza.com për 2.6 milionë dollarë.

Chris Clark, 43 vjeçar nga shteti Maryland, fillimisht e kishte blerë këtë adresë për vetëm 20 dollarë në vitin 1994, kur sapo kishte filluar rrjeti i internetit.

Blerësi anonim e bleu emrin në një aksion on-line përmes internetit.

Clark tha se pret që me 2.6 milionë dollarët të bëjë ndryshime "të rëndësishme" në jetën e tij.

Ai tha se i vjen keq që nuk kishte regjistruar më shumë adresa në vitet e 1990-ta.
XS
SM
MD
LG