Ndërlidhjet

Haradinaj vlerëson veprën e Rugovës


Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se "adresë e rrugës sonë të mundimshme gjatë historisë do të mbetet puna dhe vepra e presidentit Rugova".

Haradinaj i bëri këto komente pas homazhit që bëri te varri i ish-presidentit të Kosovës.

Në ditën e parë pas kthimit nga Haga, ish-kryeministri i Kosovës i ka bërë homazhe edhe dëshmorit Zahir Pajaziti, ndërsa gjatë ditës së sotme do t'u bëjë homazhe dëshmorëve në Prekaz, Skënderaj, Pejë dhe Deçan.

Haradinaj është shpallur i pafajshëm në të gjitha akuzat e ngritura nga prokuroria e Tribunalit, e cila bashkë me të ka akuzuar edhe dy pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Idriz Balajn dhe Lahi Brahimajn, për pjesëmarrje në krime kundër njerëzimit.

Tribunali ka liruar Haradinjan dhe Balajn, por ka dënuar me gjashtë vjet burg Lahi Brahimajn për shkeljen e zakoneve të luftës.

Përderisa Haradinaj është i lirë, Balaj do të kthehet të vuajë dënimin e mbetur në Kosovë të shqiptuar nga gjykatat kosovare.
XS
SM
MD
LG