Ndërlidhjet

Tbilisi: Opozita kërkon largimin e qeverisë për Kosovën


Opozita e Gjeorgjisë ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Lado Guxhernidze lidhur me deklaratat se Tbilisi do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Sipas opozitës deklarata e kryeministrit i ka tejkaluar kompetencat dhe është në kundërshtim me qëndrimin zyrtar të qeverisë.

Deklaratat e kryeminsitrit të Gjeorgjisë u publikuan në mediat estoneze, ku ai gjendet për vizitë. Shërbimi i informacionit i qeverisë së Gjeorgjisë, tha se kryeministri ishte keqinterpretuar.
XS
SM
MD
LG