Ndërlidhjet

Bagdad: U liruan studentët e rrëmbyer


Zyrtarë irakianë të sigurisë thonë se forca e tyre kanë liruar 42 studentë, që ishin rrëmbyer nga persona të armatosur më herët gjatë ditës, afër qytetit Mosul, në veri të Irakut.

Zëdhënësi i forcave të sigurisë në këtë qytet, Khalid Abdul Sattar tha se rrëmbyesit ishin larguar pak kohë pasi kishin marrë kontrollin ndaj një autobusi, me të cilin udhëtonin studentët.

Nuk dihet se cili grup kishte dorë në këtë përpjekje për rrëmbim.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka thënë se Mosuli, që është qyteti i tretë më i madh në Irak, është baza e fundit madhore urbane e al-Kaidës në Irak.
XS
SM
MD
LG