Ndërlidhjet

Londër: Policia arrestoi protestuesit


Policia sot ka arrestuar 10 protestues kundër Kinës në Londër, derisa ata po përpiqeshin ta pengonin Flakën Olimpike, që bartej nga sportistët nëpër rrugët e këtij qyteti.

Afro 2 mijë policë merrnin pjesë në operacionin e sigurisë nëpër rrugët e Londrës, gjatë bartjes së flakës, e cila aktualisht po rrugëton nëpër botë para se të kthehet në Pekin për Lojërat Olimpike Verore.

Bartja e Flakës Olimpike është shfrytëzuar për protesta kundër Pekinit pas intervenimit kinez në Tibet, muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG