Ndërlidhjet

Rogge i shqetësuar pas incidenteve në Londër


Kreu i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Jacques Rogge tha se është shumë i shqetësuar pas protestave të së djelës në Londër, të cilat ndërprenë manifestimin për dorëzimin e flakës olimpike.

Mediat shtetërore kineze kanë akuzuar protestuesit pro pavarësisë së Tibetit, që po përpiqen të sabotojnë Lojërat Olimpike që do të mbahen në verë në Kinë.

Flaka olimpike pritet të arrijë sot në Paris, ku gjithashtu priten protesta kundër shkeljes së të drejtave të njeriut në Tibet nga ana e Kinës.
XS
SM
MD
LG