Ndërlidhjet

logo-print

Masa të rrepta në mbrojtje të flakës olimpike


Qindra policë do të patrullojnë sot në rrugët e Parisit për të mbrojtur flakën olimpike nga protestuesit që kërkojnë të pengojnë ceremoninë për shkak të dhunës së ushtruar nga Kina në Tibet.

Flaka arriti në Paris nga Londra, ku të djelën demonstruesit u përpoqën të merrnin flakën olimpike. Policia britanike arrestoi 36 persona.

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë deklaruar se do t'i vazhdojnë protestat në qytetet kryesore ku pritet të kalojë flaka olimpike.
XS
SM
MD
LG