Ndërlidhjet

CSM: "Ndihma e Moskës rrit mosmarrëveshjet SHBA-Rusi rreth Kosovës"


"Christian Science Monitor"

Në ditët e para pas pavarësisë së Kosovës një pankartë që tregonte fitoren e një boksieri me flamurin amerikan ndaj një tjetri me unifomë me drapër e çekan ishte tregues se shtetësia e Kosovës përfaqësonte dhe një fitore të Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë.
Por nuk duket të jetë një fitore e shpejtë.
Dy zhvillime të fundit kanë rritur shqetësimin se ajo që filloi si mormarrëveshje mes dy fuqive rreth ligjit ndërkombëtar mund të kalojë në një përballje rreth territorit.

Moska filloi javën e kaluar dërgimin e ndihmave humanitare për serbët e Kosovës, përmes Beogradit, duke anashkaluar qeverinë në Prishtinë, që ka mbështetjen amerikane. Derisa aeroplanët rusë të ndihmave niseshin drejt Serbisë, agjencitë e lajmeve citonin burime të paidentifikuara në Kremlin të thoshin se situata në Kosovë nuk e ka arritur ende "fazën më të nxehtë". Kjo deklaratë pasoi njoftimin e Uashingtonit se do të fillonte dërgimin e armëve në Kosovë.

Deri tani mbështetja ruse për serbët e Kosovës ka qenë e kufizuar në forumet ndërkombëtare, siç ishte së fundi dhe takimi Bush-Putin gjatë fundjavës. Por arritje e ndihmave humanitare ruse në Kosovë javën e kaluar shënon sfidën e parë të drejtpërdrejtë që Moska po i bën qeverisë së Kosovës, duke nxitur kështu kundërshtimin e mëtejshëm serbë ndaj qeverisë në Prishtinë.

Beogradi e mirëpriti ndihmën nga ajo që e cilësoi si aleatin kryesor. Me mbërritjen e aeroplanit të parë me ndihma, ministri serb për Kosovën Sllobodan Samarxhiç tha se "i jemi mirënjohës Rusiës për ndihmën morale dhe materiale".

Por në Kosovë, jo pak serbë janë më pak entuziastë ndaj ndihmës ruse, ndonëse flamuri i Rusisë valëvitet në sheshin kryesor në pjesën veriore të Mitrovicës.
"Ky qëndrim është ndihmë për radikalët në zgjedhjet e Majit", thonë një serb i Kosovës.

Analistët besojnë se për sa kohë serbët e Kosovës kanë mbështetjen e një fuqie botërore, kundërshtimi i tyre ndaj qeverisë me shumicë shqiptare në Prishtinë do të rritet. Rezultati, tërheqin vëmendjen analistët do të ishte një konflikt në pritje, që do të mund të shpërthente nëse Prishtina përpiqej të vinte kontrollin mbi zonat serbe.
"Të integrosh zonat serbe do të duhet një forcë ushtarake e fuqishme dhe bashkësia ndërkombëtare nuk ka vullnetin për një gjë të tillë", thotë eksperti nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, James Lion. Ai kërkon një njohje më të gjerë të pavarësisë së Kosovës në planin ndërkombëtar. Më tej ai shton se "Rusia nuk ka asgjë për të humbur në Ballkan, vetm ç'mund të fitojë".

Rusia nuk po tregon asnjë shenjë të tërheqjes nga fushata e saj për të zhvlerësuar pavarësinë e Kosovës.





XS
SM
MD
LG