Ndërlidhjet

logo-print

Pengohet kalimi i flakës olimpike në Paris


Aktivistët që protestojnë kundër intervenimin të Kinës në Tibet kanë penguar sot kalimin e flakës olimpike në Paris.

Flaka dy herë është vendosur në autobus përderisa protestuesit janë përleshur me policinë.

Zyrtarët e policisë thanë se flaka është shuar për arsye sigurie.

Së paku pesë persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të pengojnë kalimin e flakës olimpike në qytet.

Kreu i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Jacques Rogge tha se është shumë i shqetësuar pas protestave të së djelës në Londër, të cilat ndërprenë manifestimin për dorëzimin e flakës olimpike.
XS
SM
MD
LG