Ndërlidhjet

FMN-ja kërkon shitjen e 400t ar


Fondi Monetar Ndërkombëtar ka propozuar të shesë 400 tonë nga rezervat e veta të arit si pjesë e tërësisës së masave për të përballuar problemet në ekonominë globale.

Drejtori i FMN-së, Domenique Strauss-Khan tha se shitja do ndihmojë të mbulohen disa vështirësi financiare dhe të krijojë mbështetje të reja.

Vlera e shitjes shkon në 11 miliardë dollarë, por përpara se kjo të ndodhë duhet miratimi i Shteteve të bashkuara, kontribuesit kryesor të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG