Ndërlidhjet

Iran: 6'000 centrifuga të reja për uraniumin


Irani ka filluar të instalojë 6 mijë centrifuga të reja në qendrën e pasurimit të uraniumit në Natanaz. Deklarata e presidentit Ahmadinexhad erdhi në "Ditën Kombëtare të teknologjisë bërthamore".

Kjo ditë është përcaktuar pas arritjes në prill të 2006 të prodhimit të uraniumit të pasuruar në nivelet e nevojshme për prodhimin e karburantit bërthamor.

Vendet perëndimore i druhen faktit se Irani mund t'i përdorë programet bërthamore, të parapara për qëllime civile, për prodhimin e armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG