Ndërlidhjet

Lavrov: Rusia të jetë prezente në mburojën raketore


Ministri i jashtëm i Rusisë Sergoi Lavrov ka deklaruar se Moska dëshiron të ketë prezencë të përhershme ushtarake në bazat e mbrojtjes raketore amerikane të planifikuara për tu ndërtuar në Çeki dhe Poloni.

Lavrov tha për mediat ruse se kjo ka qenë pika kryesore në bisedimet me Uashingtonin lidhur me vendosjen e mburojës raketore.

Ministri rus tha se është e rëndësishme për Moskën që të shohë në çdo qast se nga janë të drejtuara radarët.
XS
SM
MD
LG