Ndërlidhjet

Petraeus dhe Crocker dëshmuan para Kongresit


Komandanti i trupave të SHBA-ve në Irak gjenerali, David Petraeus tha se në Irak është shënuar përparim domëthënës, megjithëse situata mbetet e brishtë dhe se ky përparim mund të shënojë rënie.

Petraeus së bashku me ambasadorin amerikan në Irak, Ryan Crocker folën sot në Kongresin amerikan ku ishin të pranishëm edhe tre kandidatët për presidentë të SHBA-ve, senatorët Barack Obama, John McCain dhe Hillary Klinton.

Gjenerali David Petraeus kërkoi që tërheqja e trupave të shtyhet për 45 ditë pasi komandantët ushtarakë të vlerësojnë zhvillimin e situatës.

"Që nga paraqitja ime dhe e ambasadaorit Crocket para gjashtë muajsh, është shënuar përparim domethënës por i pabarabartë. Që nga shtatori niveli i dhunës dhe vdekjeve në civil ka rënë dukshëm. Al Kaida dhe elemente tjera ekstremiste janë ballafaquar me goditje serioze dhe kapacitetet e forcave irakiane janë rritur. Prapësëprap situata në disa rajone është e pakënaqshme" tha gjenerali amerikan.
XS
SM
MD
LG