Ndërlidhjet

Jouyet: Franca dëshiron që Beogradi ta pranoj pavarësinë e Kosovës


Franca dëshiron që Beogradi ta pranoj pavarësinë e Kosovës dhe të fokusohet në integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, deklaroi ministri për çështje evropiane, Jean-Pierre Jouyet.

"Ekzistimi i Kosovës së pavarur tash është realitet dhe ne e kuptojmë se për disa kjo mund të paraqesë vështirësi, e veçanërisht për Serbinë", tha ai në një intervistë për të përditshmen zagrebase Veçernji List.

Ministri Jouyet tha se Bashkimi Evropian është "i përkushtuar që njohjen e pavarësisë së Kosovës ta bëjë faktor të stabilitetit në rajon".

Franca ishte ndër shtetet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG