Ndërlidhjet

Riza Halimi: Vendimi i Gjykatës - joserioz


Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, se për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare në Serbi, edhe partive të pakicave u duhen 10 mijë nënshkrime, partitë shqiptare në Luginën e Preshevës, me gjasë nuk do të marrin pejesë në këto zgjedhje, për shkak të kohës së shkurtër deri në zgjedhje.

Njëri nga liderët politikë shqiptarë në Luginën e Preshevës, Skedner Destani, tha se vendimi I Gjykatës Kushtetuese "u ka pamundësuar partive shqiptare që të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme, pasi nuk është e mundshme që të tubohen 10 mijë nënshkrime për tri javë".

Lideri tjetër politik, Riza Halimi, tha se vendimi i Gjyqit Kushtetues është "joserioz".
XS
SM
MD
LG